PËRMBLEDHJE METEOROLOGJIKE
Gjatë javës 9–13 nëntor 2026, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu. Në orët e mëngjesit në shumë zona pritet paraqitje e mjegullës,kryesisht ditën e hënë dhe të martë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 19°C. Nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave. Kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, ndërsa lagështia e shtuar mund të ndikojë te personat e ndjeshëm. Kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shkak të lagështisë së mjaftueshme në tokë. Nuk parashihen kushte të theksuara të motit që mund të paraqesin rrezik për aktivitetet bujqësore.
🌫️ E HËNË – 09.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.
🌡️ Tmin 1°C – 4°C | Tmax 6°C – 11°C
💨 Era: juglindja 1–4 m/s
🌤️ E MARTË – 10.11.2026
Mot me vranesira të shpërndara dhe me diell.
🌡️ Tmin 1°C – 5°C | Tmax 9°C – 14°C
💨 Era: Jugperendimi · 1–3m/s
☁️ E MËRKURË – 11.11.2026
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
🌡️ Tmin 2°C – 5°C | Tmax 11°C – 15°C
💨 Era: Juglindja 1-4m/s
☁️ E ENJTE – 12.11.2026
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
🌡️ Tmin 2°C – 7°C | Tmax 15°C – 19°C
💨 Era: Jugperendimi 1-3m/s
☁️ E PREMTE – 13.11.2026
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
🌡️ Tmin 4°C – 9°C | Tmax 16°C – 19°C
💨 Era: Jugperendimi 1-3m/s
🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
Gjatë kësaj jave, kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, si pasojë e vranësirave, reshjeve të herëpashershme të shiut dhe mjegullës në orët e mëngjesit. Temperaturat e ulëta në fillim të javës mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit. Nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave, duke sjellë kushte më të favorshme biometeorologjike. Ndryshimet e motit mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm ndaj kushteve atmosferike.
🌾 KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj jave do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Reshjet e herëpashershme të shiut do të ndikojnë në ruajtjen dhe rritjen e lagështisë së tokës. Temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit kërkojnë kujdes për kulturat më të ndjeshme ndaj të ftohtit. Rritja e temperaturave nga mesi i javës do të favorizojë aktivitetin biologjik të bimëve. Lagështia e shtuar dhe vranësirat mund të krijojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e disa sëmundjeve të bimëve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës – IHMK

