Mër. Maj 13th, 2026

Njësia e trafikut me aktivitete shtesë preventive në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka vazhduar realizimin e aktiviteteve shtesë policore, me fokus në parandalimin e aksidenteve në trafik, identifikimin e kundërvajtësve dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

Në kuadër të angazhimeve preventive, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka arritur të parandalojnë gara ilegale të shpejtësisë në rrugë rajonale, me ç’rast ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar masa në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor për pjesëmarrje në gara të paligjshme të shpejtësisë.

Po ashtu, gjatë fundjavës është zbatuar plani operativ “Alkooli”, përmes të cilit janë testuar 110 drejtues të automjeteve me alkool-test. Si rezultat, 12 shoferëve iu është ndaluar e drejta e ngasjes për periudha të ndryshme kohore, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Si rezultat i këtij plani, gjatë kësaj kohe, janë shqiptuar gjithsej 637 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në trafik. Mbesim të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e masave të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Postime të Ngjashme