Mar. Kor 14th, 2026

​Njësia A4 rikthehet në operim pas riparimit vjetor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) bwn tw ditur se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka përfunduar me sukses riparimin e rregullt vjetor dhe është rikthyer në operim.

Sipas njoftimit, startimi i njësisë ka filluar në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, Njësia A4 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 05:15.

“Rikthimi i Njësisë A4 në operim forcon kapacitetet vendore të prodhimit dhe rrit gatishmërinë teknike të KEK-ut në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror”, thuhet në njoftim.

KEK falënderon menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar në realizimin me sukses të këtij riparimi.

Postime të Ngjashme