Die. Nën 1st, 2026

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë, policia jep detaje

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot në vendbanimin e tij, në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhësni i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 11:20, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rast “hetimi i vdekjes” , ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Rugova.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe se hetimet janë në vazhdim

Postime të Ngjashme