Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një tjetër rritje. Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), për sot, 21 korrik 2026, nafta (dizeli) do të tregtohet deri në 1.66 euro për litër, që është 2 cent më shumë krahasuar me ditën e djeshme,
Ky është vazhdim i trendit të rritjes së çmimit të derivateve në ditët e fundit.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.47 euro për litër, ndërsa gazi në 0.60 euro për litër.

