Enj. Nën 19th, 2026

Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim dr. Kadir Dinç, këshilltar për Çështje Fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë dhe Erdoğan Eken nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (DIJANET)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim dr. Kadir Dinç, këshilltar për Çështje Fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kosovë dhe Erdoğan Eken nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (DIJANET), i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë nga ky institucion.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe DIJANET-it të Turqisë, si dhe për mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, në fusha me interes të përbashkët.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që DIJANET-i i Turqisë i ka ofruar Bashkësisë Islame të Kosovës ndër vite, duke vlerësuar lart kontributin e këtij institucioni në realizimin e projekteve të rëndësishme fetare dhe institucionale.
Në veçanti, Myftiu Tërnava falënderoi për përkrahjen në projektin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, si një nga projektet më të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili përfaqëson një investim të rëndësishëm në jetën fetare, kulturore dhe institucionale të vendit. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe të përkrahjes për përmbylljen me sukses të këtij projekti madhor.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e DIJANET-it të Turqisë shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe vullnetin për vazhdimin e marrëdhënieve të mira dhe të projekteve të përbashkëta

Postime të Ngjashme