Mar. Gus 25th, 2026

Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim myftiun e Travnikut, Ahmed Adiloviç

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim myftiun e Travnikut, Ahmed Adiloviç, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij nga Bosnja e Hercegovina.
Myftiu Tërnava fillimisht u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe shprehu kënaqësinë për vizitën e tyre në Kosovë. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Myftinisë së Travnikut.
Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit dhe bashkëpunimit institucional, veçanërisht në fushën e arsimit fetar, përvojave institucionale, aktiviteteve kulturore dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava vlerësoi angazhimin e Myftiut Adiloviç dhe bashkëpunëtorëve të tij në shërbim të komunitetit.

Postime të Ngjashme