Hën. Sht 7th, 2026

Motrën e dogji për vdekje, nënën e sulmoi me mjet të fortë

Një vajzë ka vdekur të hënën në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, që dyshohet se ia vuri i vëllai, një ditë më parë. Ndërsa nëna që i dyshuari e goditi me një mjet të fortë, gjendet poashtu në QKUK, në gjendje të rëndë.

Rasti, sipas prokurorisë themelore në Pejë, ka ndodhur në fshatin Poterq të Klinës, të dielën.

Aty, një person që dyshohet të jetë me të meta mendore i ka vënë zjarrin krevatit ku ndodhej motra e tij, ndërsa e sulmoi edhe të ëmën.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për sigurimin e tij në procedurë penale. Për ndriçimin e këtij rasti janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, tha Nikçi.

KosovaPress ka kontaktuar me QKUK-në por deri në publikimin e këtij artiulli nu ka marrë përgjigje për gjëndjen shëndetësore të viktimës.

Postime të Ngjashme