Enj. Tet 29th, 2026

Moti sot, me vranësira të shpërndara

Kosovë

 

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

 

Shqipëri

 

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve malore të territorit. Temperatura minimale 4 ndersa maksimalja 25 grade celcius. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

 

 

Maqedoni e Veriut

 

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të shkurtra me diell. Në disa lugina, gjatë orëve të mëngjesit, do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa zona përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të përforcohet. Temperatura minmale 4 ,ndersa maksimalj 19 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë më e fuqishme.

Postime të Ngjashme