Kosovë
E hënë – 5 tetor
☀️ Moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 20 dhe 24°C.
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Shqipëri
Të hënën në Shqipëri do të mbizotërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe nuk priten reshje. Temperaturat në zonat bregdetare do të luhaten nga 13 deri në 25 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 10 deri në 27 gradë, ndërsa në zonat malore nga 5 deri në 22 gradë Celsius.
Maqedoni e Veriut
Në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale -4 ndersa maksimalja 29 grade celcius.
Në Shkup, mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi jugor.

