Kosovë
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me riga shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24°C.
Shqipëri
Ditën e martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit.Vranësirat e dendura në relievet kodrinore –malore në lindje jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.Temperatura me e ulet 11 nders me e larta 34 grade celciu.🌬Era, e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi
mesatare 7m/s.🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites, lokalisht priten reshje shiu dhe forcim i erës.
Në disa zona do të ketë kushte për paqëndrueshmëri atmosferike, të shoqëruara me stuhi, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe mundësi për breshër.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 29 grade celciu
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të luginës priten kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

