Kosovë sipas IHMK
Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, në Kosovë pritet një ndryshim i ndjeshëm i motit.
Fillimi i javës do të dominohet nga vapa intensive, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa nga mesi i javës një masë ajrore më e freskët do të sjellë ulje të temperaturave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas parashikimit javor të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga kontraste të theksuara të motit.
“Java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit. Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna, kur temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Edhe të martën moti do të mbetet shumë i nxehtë, me temperatura deri në 35 gradë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale në disa zona.
Ndryshimi më i madh pritet të ndodhë të mërkurën, kur moti do të bëhet më i paqëndrueshëm.
“Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme”, njofton Instituti.
Temperaturat do të pësojnë rënie të dukshme të enjten dhe të premten, kur maksimalet do të zbresin në intervalin 24–28 gradë Celsius, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell, me mundësi për reshje të izoluara gjatë orëve të pasdites.
Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura ekstreme, sidomos në fillim të javës.
“Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë intervalit 10:00–17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura. Me depërtimin e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike do të përmirësohen dukshëm”, thuhet në rekomandimet e IHMK-së.
Instituti ka dhënë rekomandime edhe për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se temperaturat e larta në fillim të javës do të rrisin humbjen e lagështisë nga toka, ndërsa reshjet e parashikuara në mesin e javës pritet të përmirësojnë rezervat e ujit, megjithëse në disa zona mund të ketë edhe dëmtime lokale nga breshri.
Ndërkohë, IHMK-ja thekson se pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore dhe Jugperëndimore vazhdojnë të përballen me një valë intensive të të nxehtit, ku në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të tejkalojnë 40 gradë Celsius.
Shqipëri sipas SHMU
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të
pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.
dhe Mot i nxehtë. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta 39 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale që do të arrijnë nga 35°C deri 38°C në zonat më të nxehta.Sipas të dhënave Temperaturat minimale Gjatë natës dhe mëngjesit kanë zbritur në intervalin prej 14°C deri 19°C.Paraditja do të jetë plotësisht e kthjellët. Pasditja mund të sjellë vranësira të lehta kalimtare lokale.Era: Do të fryjë një erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i veri-lindjes ose veri-perëndimit me shpejtësi rreth 10–15 km/h.

