Kosovë
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të cilat vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë shiu.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 30 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.
Shqipëri
Këtë të hënë, 6 korrik 2026, vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona priten reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të dobët.
Në qarqet e tjera nuk parashikohen reshje.
Temperaturat do të mbeten tipike për stinën e verës. Në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 20 deri në 31°C, në vendet e ulëta nga 19 deri në 34°C, ndërsa në zonat malore nga 12 deri në 27°C.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, por herë pas here në zonat malore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet, duke arritur intensitet të fortë.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit jostabil, me reshje shiu të rrëmbyeshme, bubullima dhe breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.Temperatura me e ulet 9 ndersa me e larta e dites 34 grade celcius.

