Enj. Kor 30th, 2026

Moti sot, e enjte 30 korrik 2026

Kosovë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri 15°C, kurse ato maksimale: 29–36°C.

Era do jetë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s. Në disa zona gjatë pasdites mund të ketë erëra lokale.

Shqipëri

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Temperatura me e ulet 16 ndersa m e larta 38 grade celcius.
🌬 Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Maqedoni e Veriut

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperatura me e ulet 10 ndersa me e larta 38 grade celcius.

Postime të Ngjashme