Kosovë
Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme për sot, ka paraparë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 m/s.
Pavarësisht mëngjesit të freskët, gjatë ditës pritet rritje e temperaturave, me maksimalet që në disa zona do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.
Shqipëri
Edhe për ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshëm atmosferike. Moti parashikohet kryesisht kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve. Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 29 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s🌊 Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, të herëpashershme lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të forcohet.Temperatura me e ulet 1 ndersa me e larta 24 grade celcius.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.

