Kosovë
Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 15 në 18 gradë.
Bëhet e ditur se era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Shqipëri
Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura kryesisht në qendër e jug të
vendit.
Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në qendër e jug të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje
shtrëngata afatshkurtra.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.Temperatura me e ulet 11 ndersa me e larta 25 gradë celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë

