Mër. Pri 15th, 2026

Magyar i çon paralajmërimin e parë Serbisë: E di shumë mirë se kush e “kumbaron” miqësinë midis Vuçiçit dhe Orbanit

Kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar ka folur për herë të parë për raportet e Serbisë më Hungarinë. Sipas tij ai është në dijeni për kumbarinë që kishin deri tani Vuçiq dhe Orban.

“Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe çfarë lidhjesh kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe mund të ekzistojnë midis qeverisë së Orbanit dhe Serbisë së udhëhequr nga Vuçiç, si dhe çfarë lidhjesh ekzistojnë midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit, dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha. Pavarësisht kësaj, për hir të hungarezëve që jetojnë në Serbi, është shumë e rëndësishme për Budapestin që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë – të cilat aktualisht mund të konsiderohen të mira – të mbeten të tilla dhe të mos varen nga individët, theksoi Magyar

Postime të Ngjashme