Liderët evropianë po mblidhen në Armeni për dy samite të paprecedenta në një vend që për një kohë të gjatë është konsideruar aleati më i afërt i Rusisë në Kaukazin e Jugut.
Simbolika për këtë shtet me më pak se tre milionë banorë është e madhe. Armenia është anëtare e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Moska mban një bazë ushtarake në territorin armen, .
Të hënën, më shumë se 30 liderë evropianë dhe kryeministri i Kanadasë do të marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në kryeqytetin Jerevan.
Ndërsa të martën do të mbahet për herë të parë samiti dypalësh BE–Armeni, ku do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa

