Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të shkojë në seancën konstitutive të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa çka është shprehur edhe optimist që do të shkojë mirë.
“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancën konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha shkurt ai.
Deklarata e Kurtit vjen pas thirrjes së presidentes Vjosa Osmani për seancën konstituive, e cila është caktuar për nesër në ora 12:00, një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

