Mër. Maj 20th, 2026

Kjo është arsyeja e çuditshme pse ndeshja miqësore Greqi – Itali, rrezikon të mos zhvillohet

Tensione të reja janë krijuar mes Greqisë dhe Italisë në prag të ndeshjes miqësore të planifikuar të zhvillohet më 6 qershor, e cila tani rrezikon të anulohet.

Sipas raportimeve të mediave, pala greke ka shprehur pakënaqësi të forta për planin e Italisë lidhur me ndeshjen. Italia ka vendosur të paraqitet si skuadër me lojtarë të ekipit U21, në vend të formacioonit të përbërë nga kombëtarja A.

Humbja ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në finalen e play off-it në mars dhe dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, rezultuan me dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Italisë, e trajnerit Gennaro Gattuso.

Ndërkohë, Italia ende nuk ka emëruar një trajner të ri, dy ndeshjet miqësore të qershorit do ti drejtoi trajner i kombëtares U21, Silvio Baldini.

Megjithatë, Baldini ka vendosur të grumbullojë vetëm futbollistë nga ekipi U21 për dy ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë, derisa Donnarumma raportohet se është në dispozicion për kombëtaren.

Kurse Federata Greke kërkon një përballje serioze dhe konkurruese përpara nisjes së Ligës së Kampionëve, ku beson se përballja me ekipin Italian U21 nuk I plotëson këto kritere.

Gjatë ditëve të fundit, dy federate kanë qenë në kontakt për të gjetur një zgjidhje për këtë ndeshje e cila rrezikon të mos luhet.

KosovaPress

Postime të Ngjashme