Die. Maj 3rd, 2026

KEK-u hap tenderin për furnizim me pjesë rezervë për blloqet A3, A4 dhe A5

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur një aktivitet të ri të prokurimit publik për furnizim me pjesë rezervë, që synojnë mirëmbajtjen e kapaciteteve prodhuese në Termocentralin Kosova A.

Sipas njoftimit për kontratë, bëhet fjalë për furnizim me pjesë rezervë për “rost dhe kracer” për blloqet A3, A4 dhe A5 në Termocentralin Kosova A, me vlerë të parashikuar prej 71 mijë eurosh.

Kontrata është e tipit furnizim dhe do të realizohet përmes procedurës së hapur, ku kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i ulët,
Sipas dokumentit, kohëzgjatja e kontratës do të jetë 120 ditë nga momenti i nënshkrimit, ndërsa operatorët ekonomikë duhet të ofrojnë edhe siguri të tenderit në vlerë prej 1 mijë euro, si dhe siguri të ekzekutimit në masën 10 për qind të kontratës.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar më 22 maj, në orën 12:00, përmes platformës elektronike të prokurimit.

Në të njëjtën ditë dhe orë do të bëhet edhe hapja e tenderëve në Prishtinë.

Operatorët ekonomikë që aplikojnë duhet të dëshmojnë përmbushjen e kritereve ligjore, profesionale dhe teknike, përfshirë certifikime të standardeve ISO dhe dokumentacion të detajuar për produktet e ofruara.

Ky aktivitet i prokurimit synon sigurimin e pjesëve të nevojshme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e blloqeve të termocentralit, që mbeten ndër kapacitetet kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Postime të Ngjashme