Pre. Maj 15th, 2026

Kandidati i VV-së për deputet, Hysni Mehani, pretendon se u sulmua nga kryetari I Skenderajt, Sami Lushtaku

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet nga komuna e Skenderajt, Hysni Mehani, po pretendon se është sulmuar fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Mehani përmes një shkrimi në Facebook të bërë në llogarinë e ish-kandidatit të VV-së për asamble në Skenderaj, Bahri Zabeli, pretendon se Lushtaku ia ka marrë edhe telefonin personal.

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjaret për përmbajtje”, thuhet në postimin e profilit të Zabelit, që në fund mban njoftimin se është bërë nga Mehani, transmeton KosovaPress.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Kosovapress është në përpjekje për të marrë një qëndrim edhe nga komuna e Skenderajt për këtë çështje.

Një aktiviste e Vetëvenosje, Floriana Halili ka postuar një video në Facebook me të cilën ajo pretendon se argumentohet sulmi ndaj Mehanit, në një lokal.

“Qysh me i qujt e çka me iu thanë, banditë apo diçka tjetër?!”, ka shkruar ajo. “Të dashur qytetarë, shikone sjelljen e Sami Lushtaku. Kryetari i qendrës sonë, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli janë sulmuar nga ai. Kjo është e papranueshme dhe shqetësuese për secilin qytetar”.

Në këtë video nuk shihet qarta çfarë po ndodh por dëgjohen zëra e zhurma që ngjajnë në një situatë konfliktuoze.

KosovaPress do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtutjeshme në lidhje me këtë çështje.

Postime të Ngjashme