Sht. Maj 2nd, 2026

I përkeqësohet gjendja Ratko Mladiqit, dyshohet për goditje në tru

I dënuari për krime lufte, Ratko Mladiq, është shtruar në spital në Hagë me simptoma që dyshohet se lidhen me një goditje në tru.

Ngjarja ka ndodhur sot, më 2 maj, dhe është konfirmuar nga djali i tij, Darko Mladiq, për mediat.

Sipas tij, ai kishte folur me të atin rreth dy orë e gjysmë më parë, ndërsa më pas është njoftuar nga Haga se Mladiq është transferuar sërish në spital.

“Duket se ka pasur përsëri një goditje në tru. Ka shfaqur simptoma dhe do të më informojnë për zhvillimin e mëtejshëm të situatës”, ka deklaruar ai,

Ndërkohë, mekanizmi ndërkombëtar në Hagë ende nuk ka marrë një vendim lidhur me kërkesën e familjes dhe avokatëve të Mladićit për ta liruar atë për trajtim mjekësor në Serbi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Postime të Ngjashme