Pre. Pri 17th, 2026

“Historia na ka ndarë për shumë kohë, bashkë më të fortë”, Maqedonci: FSK-ja dhe FASH janë dy shtylla të sigurisë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takimin ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së mandatit.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe Shqipëria, përveç gjuhës dhe historisë së përbashkët, ndajnë edhe të njëjtin vizion: dy shtete sovrane, me ushtri të forta, që kontribuojnë aktivisht në sigurinë euroatlantike.

Lexoni të plotë postimin:

Sot prita në Prishtinë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Ermal Nufi, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së mandatit.

Kosova dhe Shqipëria, përveç gjuhës dhe historisë së përbashkët, ndajnë edhe të njëjtin vizion: dy shtete sovrane, me ushtri të forta, që kontribuojnë aktivisht në sigurinë euroatlantike.

Bashkëpunimi ynë në mbrojtje nuk është formalitet, është domosdoshmëri strategjike. FSK-ja dhe FASH janë dy shtylla të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Historia na ka ndarë për shumë kohë.
E ardhmja na gjen krah për krah.
Bashkë jemi më të fortë.

Postime të Ngjashme