Ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, i është bashkuar sot aktivitetit “Race for the Cure Kosova”,(“Gara për Shërim – Kosova”) duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe kujdes më të madh shëndetësor për gratë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu tha se mesazhi i kësaj gare duhet të arrijë edhe te gratë që e kanë shtyrë kontrollin shëndetësor, që kanë frikë nga përgjigjja apo që përballen me vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor, .
Ajo theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe u bëri thirrje grave që të kryejnë kontrollet me kohë.
“Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë”, shkroi Haxhiu.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

