Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka takuar presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian.
Ajo ka theksuar se lidhjet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve përbëjnë pasurinë më të madhe të këtyre marrëdhënieve.
“Kënaqësi ta takoja Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën zhvilluam një bisedë të frytshme për bashkëpunimin ndërmjet dy republikave tona. Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë. Lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve. Diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve. Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Haxhiu

