Enj. Maj 28th, 2026

Haxhiu pret në takim Kryesuesin dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Kryesuesin dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Në takim u diskutua për rolin e Këshillit si mekanizëm i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të Republikës, si dhe për nevojën që shqetësimet, propozimet dhe prioritetet e komuniteteve të trajtohen me kujdes të rregullt institucional.

U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se barazia merr kuptim kur qytetarët kanë qasje në institucione, në shërbime dhe në vendimmarrje. Ajo konfirmoi përkushtimin e Presidencës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin, në shërbim të të drejtave, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën publike të Republikës së Kosovës.

Postime të Ngjashme