Enj. Maj 14th, 2026

Hajnat terrorizojnë dy të moshuar në Malishevë, iu vjedhin paratë duke i kërcënuar me armë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rudë të Malishevës.

Dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi, derisa brenda në të ndodheshin dy të moshuar.

Duke i kërcënuar viktimat me armë, hajnat u kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore” deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”

Postime të Ngjashme