Pre. Sht 11th, 2026

Demaku: Kurti është mashtrues dhe tradhtar, PDK-ja nuk vepron me direktivat e tij

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka reaguar pas mosvotimit nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.

Demaku e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, “mashtrues dhe tradhtar”, duke thënë se kjo deklaratë e tij erdhi si pasojë e qëndrimit të VV-së ndaj kandidaturës së Çitakut.

Demaku për mediat vendore ka thënë se qasja e PDK-së ishte korrekte, pasi deputetët e saj e votuan kandidatin e VV-së, Ardian Golen, për nënkryetar të Kuvendit.

“Unë iu drejtova z. Kurtit si mashtrues dhe tradhtar. Kjo ishte arsyeja”, ka deklaruar Demaku.

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk vepron sipas direktivave të Albin Kurtit dhe se partia ka qëndrimet dhe interesat e veta politike.

“PDK-ja nuk vepron me direktivat e Albin Kurtit. Ajo e ka programin e vet, interesat e veta dhe merr vendimet në bazë të qëndrimeve të saj”, ka thënë Demaku

Postime të Ngjashme