Pre. Qer 26th, 2026

Gjini: S’kemi asnjë kusht dhe nuk synojmë pjesëmarrje në qeveri, por kemi kërkesa jetike për Kosovën

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, në një konferemncë për media ka shprehur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, duke paralajmëruar se Kosova mund të mbetet për një periudhë të gjatë pa institucione funksionale.

Gjini tha se gjendja e krijuar nuk është në interes as të qytetarëve dhe as të zhvillimit strategjik të shtetit, duke theksuar se vendi tash e rreth një vit e gjysmë ndodhet në një situatë bllokade institucionale.

“Fatkeqësisht po krijohet një ndjenjë që Kosova prapë mund të mbetet për një kohë më të gjatë pa institucione. Një situatë e cila nuk shkon në favor as të qytetarëve as të zhvillimit strategjik të shtetit të Kosovës. Gjithçka është peng, gjithçka është bllokuar tash e pothuajse një vit e gjysmë,” u shpreh ai.

Ai theksoi se Aleanca nuk ka kërkesa personale apo interesa për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme, por ka disa kushte që i cilësoi si jetike për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja.

“Ne nuk kemi kurrfarë kushtesh vetjake, asnjë kusht personal. Nuk synojmë kurrfarë pjesëmarrjeje në qeverisjen e ardhshme të Kosovës. Megjithatë, kemi disa kërkesa që janë jetike në mënyrë që Aleanca ta kryejë pjesën e vet të punës në ndihmë të krijimit të institucioneve.

“Ne nuk kemi kurrfarë kushtesh vetjake, asnjë kusht personal. Nuk synojmë kurrfarë pjesëmarrjeje në qeverisje të Kosovës, në qeverinë e ardshme. . Mirëpo kemi disa kërkesa që janë jetike në mënyrë që Aleanca ta kryejë pjesën e vet të punës në ndihmë të krijimit të institucioneve,” tha Gjini.

Sipas tij, një nga kërkesat kryesore është që institucionet e reja të pranojnë qartë orientimin strategjik të Kosovës, përfshirë projektin e gazit amerikan.

“Institucionet e reja duhet kjartë dhe pa ekuivoke me pranu orientimin strategjik, me pranu projektin e gazit amerikan”, tha ai.

Postime të Ngjashme