Pre. Tet 23rd, 2026

Gani Geci mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, ditë më parë, i kishte caktuar Gani Gecit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.

Prokuroria pretendon se Gani Geci e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit përshkruhen edhe deklaratat që Geci dyshohet t’ia ketë drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku ai punon.

Rasti është nën hetim nga organet e drejtësisë.

Postime të Ngjashme