Gani Geci është sjell në Pallatinë e Drejtësisë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Pas pak do të nisë seanca dëgjimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Në kërkesën e prokurorisë, përmbajtjen e të cilës e ka publikuar Betimi për Drejtësi, thuhet se kanosja ndodhi në zyrat e portalit Vox Kosova.

