Argjentina mund të përballet me masa disiplinore nga FIFA pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
Pas përfundimit të takimit, futbollistët argjentinas festuan kualifikimin në finalen e madhe duke shfaqur një pankartë me mbishkrimin: “Malvinat (Ishujt Falkland) janë të Argjentinës”, .
Mesazhi i referohet mosmarrëveshjes së gjatë territoriale ndërmjet Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar për Ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Ishujt Malvina.
Rregulloret e FIFA-s ndalojnë shfaqjen e mesazheve ose gjesteve me përmbajtje politike gjatë garave të organizuara nga ky institucion. Për këtë arsye, ekziston mundësia që Federata Ndërkombëtare e Futbollit të hapë procedurë disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit.
Ky nuk do të ishte një precedent i ri. Në vitin 2014, FIFA e kishte gjobitur Argjentinën për një rast të ngjashëm, pasi lojtarët kishin shfaqur një mesazh në mbështetje të pretendimit argjentinas mbi Ishujt Malvina./

