Prokurorët federalë amerikanë dhe FBI-ja kanë nisur një hetim mbi operacionet financiare të Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) në Shtetet e Bashkuara.
Sipas raportimeve, FBI janë të fokusuar në përdorimin e llogarive bankare amerikane dhe menaxhimin e kontratave tregtare ndërkombëtare, .
Hetimi përqendrohet te kompania TourProdEnter LLC, e cila dyshohet se është përdorur për administrimin e të ardhurave nga sponsorizimet dhe të drejtat tregtare të AFA-së në tregun amerikan.
Autoritetet amerikane po mbledhin dëshmi për të verifikuar nëse gjatë këtyre operacioneve janë shkelur ligjet federale, përfshirë ato që lidhen me pastrimin e parave dhe mashtrimin bankar.
Deri më tani, nuk është bërë publike ngritja e ndonjë akuze ndaj AFA-së apo drejtuesve të saj.
Procedurat janë ende në fazën paraprake dhe mbetet të shihet nëse transaksionet financiare të kryera përmes sistemit bankar amerikan kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi

