Die. Maj 17th, 2026

Episodi i tretë i finales së Superligës, Bashkimi pret Trepçën

Sonte zhvillohet ndeshja e tretë finale e “Procredit Superliga”.

Këtë herë do të jetë Bashkimi, ajo që do të jetë nikoqire e kampionit aktual, Trepçës.

Bashkimi, do të jetë pa lojtarin amerikan Kyan Anderson i cili humbi ndeshjet e mbetura pas një lëndimi të tij.

Ndeshja zhvillohet në orën 19:30, në sallën “Sezai Surroi” në Prizren dhe janë mitrovicasit ata që udhëheqin serinë me 2-0.

Postime të Ngjashme