Dukagjini ka pësuar humbje minimale nga Lugano, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra kosovare u mposht me rezultat 1-0, nga skuadra zvicerane,.
Golin për Luganon e shënoi Renato Steffen, në minutë e 31-të.
Ku rezultat duket i mirë për Dukagjinin, ku shpreson të bëj përmbysje në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet javen e ardhshme në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
************************************************************************
Dinamo ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj skuadrës sllovene të Aluminij, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Kryeqytetasit ishin shumë pranë një fitoreje të rëndësishme, por një gabim në minutat e fundit u kushtoi suksesin.
Skuadra e Ilir Dajës kaloi në avantazh në minutën e 15-të me Hekuran Berishën, i cili përfitoi nga një gabim në prapavijën e vendasve dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Dinamo administroi mirë pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ndeshja u ndërpre për rreth 24 minuta për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Pas rifillimit, kryeqytetasit krijuan disa mundësi të mira për të dyfishuar rezultatin. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 70-të, kur Qardaku goditi shtyllën direkt nga një goditje dënimi. Më herët, Dinamo pretendoi edhe për një penallti, por arbitri islandez vendosi të vijonte lojën.
Kur dukej se blutë do ta mbyllnin sfidën me fitore, në minutën e 83-të erdhi goli i barazimit. Një pasim i gabuar i portierit Teqja në ndërtimin e aksionit u shfrytëzua nga vendasit, me Vrbanec që nuk gaboi përballë portës dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi, kualifikimi për në raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës do të vendoset në ndeshjen e kthimit, ku Dinamo do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të siguruar kalimin më tej.
*****************************************************************************
Shkëndija pëson në udhëtim nga Bravo e Sllovenisë
Shkëndija ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ekipi nga Tetova u mposht 2:1 në Slloveni nga skuadra Bravo,.
Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Endrit Krasniqit që shënoi nga penalltia në minutën e 11-të.
Vetëm tetë minuta më vonë, Bravo barazoi nëpërmjet Kopatin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 56-të, Stankovic realizoi për 2:1 që në fund ishte edhe epilogu i takimit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Shkup dhe Shkëndija ka gjasa të mëdha për ta përmbysur rezultatin dhe për të avancuar tutje.

