Klubit i Futsallit Drenica sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Skuadra kosovare do të përballet me Kampionin e Turqisë Sakarya Karasu 1933, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 16:00.
Përballja do të zhvillohet në palestrën “Sterbinszky Amalia Sports Hall” në Budapest të Hungarisë.
Drenicasit synojnë ta nisin me rezultat pozitiv aventurën evropiane dhe të bëjnë hapin e parë drejt kualifikimit në fazën e ardhshme të garës.
KosovaPress

