Kosova po mban parapërgatitjet e para për ndeshjen startuese në “Nations League”.
“Dardanët”, do të jenë nikoqir të Irlandës në Prishtinë në një nga ndeshjet që synojmë të nisim në mënyrë perfekte.
Ndërsa gjatë kësaj stërvitje, lojtarët tanë së bashku me trajnerin Franco Foda dhe Bajram Shalën, kanë veshur maicat me mbishkrimin “Drejtësi për Çlirimtarët”, duke u solidarizuar me krerët e UÇK-së në Hagë.
Kosova, luan ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri” të enjten në orën 20:45.

