Hën. Sht 28th, 2026

Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit

Screenshot

Kanë dalë në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael – Kosovë, e cila do të zhvillohet më 1 tetor 2026 në Debrecen të Hungarisë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar tifozët se gjatë procesit të blerjes duhet të plotësohen me kujdes të gjitha të dhënat personale, pasi hyrja në stadium do të lejohet vetëm nëse informacionet në biletë përputhen me dokumentin identifikues.

Për blerjen e biletës kërkohen:

Numri i letërnjoftimit ose pasaportës;
Fotografia e dokumentit identifikues;
Emri dhe mbiemri i plotë, ashtu siç figurojnë në dokument;
Adresa e emailit;
Numri i telefonit.
FFK-ja ka paralajmëruar se tifozët që nuk i plotësojnë saktë të dhënat, ose të dhënat e tyre nuk përputhen me dokumentin identifikues, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.

Shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës do të jetë e hapur deri më 30 shtator, në orën 20:00.

Postime të Ngjashme