Kryetari i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me presidentin e republikës, Bajram Begaj, për caktimin e darës së zgjedhjeve vendore të 2027, deklaroi se Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Balla theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve politikë në procesin zgjedhor, raporton Euronewsalbania.
“Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje”, u shpreh Balla.

