Die. Pri 26th, 2026

Arritja e marrëveshjes për paqen në Gaza, shefi i ndihmave humanitare i OKB-së: Ekipet tona janë mobilizuar plotësisht!

Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së sapo ka postuar në rrjetet sociale në lidhje me marrëveshjen e paqes në Gaza.

“Lajm i shkëlqyer. Le t’i nxjerrim pengjet dhe të shtojmë ndihmën – shpejt.

Ekipet tona janë mobilizuar plotësisht për të vënë kamionët në lëvizje në shkallë të gjerë dhe për të shpëtuar jetë “, shkruan Tom Fletcher në X.

Ai shton se punonjësit e OKB-së kanë nevojë për “qasje të sigurt” dhe se do të ofrojë përditësime të rregullta mbi çdo zhvillim.

Postime të Ngjashme