Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së sapo ka postuar në rrjetet sociale në lidhje me marrëveshjen e paqes në Gaza.
“Lajm i shkëlqyer. Le t’i nxjerrim pengjet dhe të shtojmë ndihmën – shpejt.
Ekipet tona janë mobilizuar plotësisht për të vënë kamionët në lëvizje në shkallë të gjerë dhe për të shpëtuar jetë “, shkruan Tom Fletcher në X.
Ai shton se punonjësit e OKB-së kanë nevojë për “qasje të sigurt” dhe se do të ofrojë përditësime të rregullta mbi çdo zhvillim.