Die. Sht 20th, 2026

Arrestimi i shqiptarëve të Kosovës në Serbi, Koci publikon letrën drejtuar Kurtit: Angazhimin ta vazhdojë në koordinim me insititucionet

Avokati Arianit Koci, ka publikuar një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, U.D., presidentes Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u bën thirrje që qytetarët e arrestuar në Serbi të mos mbeten pa ndihmë profesionale.

Koci thotë se në raste të tilla është angazhuar vazhdimisht si avokat.

“Pa pagesë. Edhe shpenzimet i kam mbuluar vetë”, shkruan ai.

Avokati thotë se kohëve të fundit autoritetet serbe e kanë ndaluar disa herë për “verifikime shtesë”.

“Mesazhi është i qartë: nuk jam i mirëseardhur në Serbi. Çdo shkuarje atje më ekspozon ndaj rrezikut dhe ma kufizon mundësinë me u dalë në krah qytetarëve tanë.

Prandaj, më 19 gusht i jam drejtuar Kryeministrit, me kopje Presidentes dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, me një propozim konkret: që këtë angazhim ta vazhdoj në koordinim me institucionet tona

Përgjigje ende nuk kam marrë. Sot po e bëj publike shkresën”, shkruan ai.\

kliko per postimin e plote

Postime të Ngjashme