Hën. Sht 14th, 2026

Ambasadori i BE-së takohet me ambasadorin austriak, diskutojnë integrimin evropian të Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, në kuadër të angazhimeve të tij me shefat e misioneve diplomatike të BE-së.

Sipas Schuebel, gjatë takimit është diskutuar për më shumë se 25 vjet mbështetje të Austrisë dhe Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës në BE, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Një qasje konstruktive është kyçe për marrëdhëniet Kosovë-BE”, ka deklaruar Schuebel.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme