Enj. Tet 22nd, 2026

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën e sotme parlamentare janë diskutuar një sërë çështjesh politike dhe me interes publik.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar se gjatë seancës pati deklarime nga grupet parlamentare, si dhe shkëmbim të pyetjeve dhe përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

“Kuvendit po i rikthehet gjallëria. Në seancën e sotme u ngritën dhe u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik, përmes deklarimeve të grupeve parlamentare dhe shkëmbimit të pyetjeve e përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

Gjatë seancës u formua komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për katër pozita, dy për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë. Si transmetues publik RTK-ja duhet të ketë një bord të kompletuar dhe kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka shkruar Haxhiu.

Postime të Ngjashme