Mër. Qer 3rd, 2026

Albulena Haxhiu e pret në takim António Costan

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Kosovë është pritur në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Costa po qëndron në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me Haxhiu, presidenti i Këshillit Evropian do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Costa të martën vizitoi Shqipërinë, ndërsa paraprakisht ka vizituar edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Postime të Ngjashme