Zv/ministri i Financave, Hyseni Mehani ka paditur kryetarin e OVL-UÇK, Hysni Gucatin.
“…e kam paditur, që me vendim gjykate të merr titullin që e meriton, shpifës dhe gënjeshtar, përveçse sekretar i munguar dhe kacë e lënë bosh” , ka njoftuar ai.
Postimi i plotë:
Po, e kam paditur për shpifje Hysni Gucatin.
Shpifja është akuzë e lehtë për kalibrin e Hysni Gucatit. Ndaj ti tashmë ka akuza nga më të ndryshmet, prej rrogës si sekretar e deri te futja e duarve në kacën e OVL-UÇK-së. Ka edhe plot akuza tjera ndaj tij, për të cilat u takon organeve të drejtësisë të flasin.
Hysniu me pozitën që mban, do duhej të ishte simbol që përfaqëson vlerat e luftës dhe përbashkon popullin rreth atyre vlerave.
Hysni me punën e tij, tregon që është një përçarës dhe servil i gërrditshëm i PDK-së.
Andaj e kam paditur, që me vendim gjykate të merr titullin që e meriton, shpifës dhe gënjeshtar, përveçse sekretar i munguar dhe kacë e lënë bosh.

