Mër. Nën 5th, 2025

Policia jep detaje mbi aksidentin e rëndë në Shtime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Carralevë-Shtime.

Media raportoi më herët se dy vetura përfunduan jashtë rrugës, në rrethana të paqarta.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha për IndeksOnlinen se një person ka pësuar lëndime nga ky aksident.

“Sot rreth orës 02:23 kemi pranuar një informatë se në fshatin Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Një person është lënduar dhe është trajtuar në Shtime”, deklaroi Veseli.

Kujtojmë se në këtë segment rrugor janë duke u zhvilluar punime në rrugë, teksa veturat kanë përfunduar në një gropë buzë punimeve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *