Die. Tet 26th, 2025

Dështimi për votimin e Qeverisë, përgjegjësia tani te Presidentja për mandatarin e ri

Me 56 vota për, 52 kundër dhe katër abstenime, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë Qeverinë e re të vendit, me Albin Kurtin të mandatuar për kryeministër.

Pas përfundimit të votimit, Kryeparlamentari Dimal Basha sqaroi se përgjegjësia bie sërish tek Presidentja Vjosa Osmani.

Pas konsultimeve me partitë, ajo propozon mandatarin tjetër për kryeministër, në një afat prej 10 ditësh.

“Përgjegjësia tani kalon tek Presidentja, e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej 10 ditësh ka mundësi të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njëjtës procedurë”, deklaroi Basha.

Votimi për Qeverinë u bë pas ekspozesë së Kurtit, ku pastaj prezantoi edhe kabinetin qeveritar, ku disa emra ishin befasi.

Gjatë ekspozesë së tij, Kurti bëri me dije se asnjë nga partitë s’ka pranuar të hyjë në koalicion.

“Asnjëra nga partitë parlamentare s’ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje. Po të pranohej, oferta jonë për bashkëpunim sot do të kishim mundësi t’i jepnim vendin qeverinë e koalicionit”, tha Kurti.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *