Sht. Tet 25th, 2025

Policia jep detaje për djegien e veturës në Gurrakoc të Istogut

Një veturë është përfshirë sot nga zjarri, në oborrin e një shkolle në Gurrakoc të Istogut.

Rasti është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se rasti ka ndodhur reth orës 12:45 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente.

“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle ne fshatin Gurrakoc-Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *